Moti i keq i shkaktuar nga reshjet e shumta të shiut ka krijuar problemet e para me qarkullimin në qarkun e Lezhës. Në Shëngjin, uji ka vërshuar nëpër rrugë, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Ndërkohë nga moti keq janë demtuar linjat elektrike dhe per pasojë kane ngelur pa energji elektrike fshatrat e Zadrimës. Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më parë të energjisë.