Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qendrueshme të ajrit. Këto do të sjellin mot të kthjellët në mëngjes por në mesditën e pasditen e ditës së shtunë me vranësira shtresore.
Ditën e diel moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në male. Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë. Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme.
