Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje në Çikago, SHBA.

Sipas mediave të huaja, foshnja ndodhej në sediljen e pasme të një makine kur u qëllua nga arma e zjarrit.

Mësohet se autori e qëlloi foshnjën nga një makinë tjetër dhe për fat të keq foshnja ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu mbeti i plagosur edhe një 41 -vjeçar , i cili udhëtonte në një mjet tjetër. Sipas policisë së Çikagos, 41-vjeçari ka marrë një plumb pranë syrit.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.