Moti sot në vendin tonë do të përballet me disa ndryshime. Sipas MeteoAlb deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare për veriun dhe qendrën, ndërsa në skajin jugor do të ketë reshje të pakta shiu. Meteoalb ka parashikuar se në pjesën e dytë të ditës, reshjet do të largohen nga i gjithë vendi duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme.