Trajneri: Do të ishte bukur sikur Kumbulla të ngrite trofeun atje. Jose Mourinho doli para mediave italiane të mërkurën ku foli edhe për finalen e Conference League. Ai u shpreh i bindur se shqiptarët do ta mbështesin Roma në vend të Feyenoord edhe pse në ekip është një futbollist si Marash Kumbulla.

“Me apo pa Kumbullën në fushë, shqiptarët do të jenë në anën tonë. Nëse Roma fiton trofeun, një shqiptar e fiton trofeun. Do të ishte bukur sikur Kumbulla të ngrite kupën. Jam entuziast që finalja do të luhet në Tiranë. Kam disa miq të rëndësishëm atje. Fakti që stadiumi ka një kapacitet të vogël, është i vetmi faktor negativ”.

Kjo do të jetë finalja e pestë kontinentale në karrierën e Jose Mourinho, i cili i ka fituar të gjitha të mëparshmet, në Champions League, Europa League dhe Kupën UEFA.