Roma nuk ia doli të “hakmerrej” ndaj skuadrës Bodø/Glimt, që në ndeshjen e parë e kishte mposhtur thellë 6-1 skuadrën verdhekuqe.
Në “Olimpico” përfundoi 2-2 dhe në përfundim ndeshjes, Jose Mouronho e gjeti fajtorin te gjyqtari, që sipas tij i ka mohuar dy penallti neto.
“Ka dy penallti të qarta për ne, ato e kushtëzuan lojën”, – deklaroi portugezi, duke “shigjetuar” “bilbilin” grek, Anastasios Papapetrou.
Ndër situatat më të kontestuara të lojës është prkja me dorë e topit nga More në zonën e Bodo/Glimt.
“E dyshimtë? Mendoni se është e dyshimtë? Shikojeni në tv. Nuk është fjala për të buzëqeshur, është futboll. Janë dy penallti të qarta, çfarë të them më shumë? Dy penallti janë shumë dhe ndikojnë në ecurinë e lojës. Ata shënuan me dy goditje gjithsej në portë. Mund të them se duhet të luajmë më mirë, por realiteti është që barazuam dhe kishim dy penallti për ta fituar ndeshjen”.
Tjetër polemikë, që vjen pas kontestimeve për disa episode në ndeshjen Roma-Milan, që kishin shkaktuar pakënaqësinë e Mourinhos.
“Me VAR apo pa VAR, asgjë nuk ndryshon për ne”.
Kujtojmë që, ndryshe nga dy kompeticionet e tjera kontinentale, VAR-i nuk është aplikuar ende në Conference League.