Këngëtarët Elvana Gjata dhe Mozzik ndodhen të dy në Dubai dhe janë krijuar dyshime se ata do të vijnë me një bashkëpunim së bashku.

Thashethemet po qarkullojnë prej disa ditësh, ndërsa nga ana e këngëtarëve nuk ka pasur asnjë reagim. Pretendimet u shtuan pasi të dy udhëtuan në të njëjtën kohë drejt Dubait, nga ku publikuan edhe foto në rrjetet sociale.

Ata shihen të dy duke pozuar në shkretëtirë, duke lënë të nënkuptohet se ky është vendi ku po xhirojnë videoklipin e tyre.

Top Channel