Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.
