Nëse në Europë gjërat po shkojnë mirë sa i përket pandemisë, madje edhe Europiani startoi në mënyrën më të mirë të mundshme, në Amerikën Latine situata është alarmante.

Kombëtarja e Venezuelës ka marrë një lajm shumë të keq, në prag të ndeshjes së parë në Copa America, ndaj Brazilit. Pas testeve të kryera, është zbuluar se 5 lojtarë të Venezuelës janë pozitivë me Covid-19.

Një goditje e madhe për Venezuelën, të cilët shpresojnë në një rezultat në ndeshjen hapëse ndaj Brazilit, të dielën në mbrëmje, por tashmë duket shumë e vështirë.

Me infektimet e fundit, tashmë rrezikohet ndeshja, pasi mendohet se në skuadër mund të ketë edhe infektime të tjera, për shkak të kontakteve që lojtarët kanë pasur me njëri-tjetrin.