Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur të dhënat e infektimeve në 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar të prekur me virusin SARS Cov2, 26 qytetarë, përkatësisht në këto bashki: Elbasan 24 raste, Gramsh 2 raste.Numri i përgjithshëm i infektimeve qysh prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 795 raste aktive. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin një 81 vjeçare nga Gramshi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
Gjithashtu ju Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të zbatojnë vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për kufizim me lëvizjeve dhe aktiviteteve pas orës 22:00 dhe vendimin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në ambiente të hapura apo të mbyllura
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.