Një zhgënjim i pafund për Thomas Muller. Eleminimi i Gjermanisë nga Kupa e Botës është një shuplakë e rëndë për kapitenin e “Die Manchaft” që mendon të largohet përfusnimisht nga skuadra kombëtare.
Gjatë ktij turneu, trajneri Flick është kritikuar shumë për zgjedhjen e Muller titullar në një moment që lojtarë të tjerë të rinj po bëjnë mirë dhe ky është një moment reflektimi për sulmuesin e Bazyern Muchen.
“Është tërësisht nëj katastrofë! Nuk e di se si të vazhdoj përpara. Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, ka qenë një kënaqësi e madhe të dashur njerëz. Kemi pasur momente të shkëlqyera. Jam përpjekur të lë zemrën time në fushë në çdo ndeshje. Gjithmonë kam dashur të luaj me dashuri”.