Duke filluar nga dita e sotme 695 mijë pensionistë kanë nisur që të marrin bonusin e Vitit të ri.  Në pikat e shpërndarjes ka pasur një numër të lartë pensionistësh të cilët kanë nxituar për të marrë 5 mijë lekshin e shpërblimit.

Së fundmi ka qenë drejtori i Insititutit të Sigurimeve Shoqëore, Astrit Hado, i culi u ka bërë thirrje atyre që të mos nxitojnë pasi bonusi i fundivitit nuk digjet,

Ai tha se shpërblimi do të jepet në të njëjtën ditë që do të ndahet dhe pensioni dhe mund ta tërheqin brenda 3 viteve, prandaj s’kanë nevojë të rrinë në radhë.

“Sivjet bonusi i Vitit të Ri ka nisur që në datën 2 dhjetor, bashkë me pensionin. Nuk ka arsye për të pasur radhë, nuk ka më grafik siç kanë qenë më parë, një pensionist që e ka në datën 10 pensionin, s’ka pse shkon në datën 2 të marrë 5 mijë lekëshin, por të shkojë kur ka ditën e pensionit

Shpërblimi nuk digjet, nuk kanë pse shpejtojnë se nuk e humbasin, ky bonus u zgjat deri në 3 vjet.  Janë rreth 33 mijë veta që e kanë marrë dje pensionin dhe ata mund ta marrim kur të duan, vetëm këto mund të jenë në radhë”, tha Hado.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat tha se u mor vendimi për dhënien e 50 mijë lekë të vjetrave për mbi 695 mijë pensionistët, si dhe 6 mijë lekë plus për pensionistët invaliditetit. Bonus për fundvit do të marrin edhe familjet me ndihmë ekonomike.