Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Meta nënvizon se Nënë Tereza është shëmbëlltyra e krenarisë kombëtare, solidaritetit dhe humanizmit.

Reagimi i plotë:
“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore, ku çdo qytetar në nevojë gjen ndihmë, përkrahje, zgjidhje të halleve, përfshirje sociale, shanse dhe mundësi të barabarta.