Shumë prej destinacioneve,të paarritshme

Edhe pse qarku i Elbasanit ofron një sër pikash turistike të mrekullueshme për tu vizituar sërisht,, për të mbërritur në pjesën më të madhe të tyre është e vështirë pasi mungon infrastruktura rrugore si dhe investimet sa i takon ngritjes së bujtinave apo strukturave të tjera akomoduese.

Sa i takon këtij sektori sipas drejtorit të zonave të mbrojtura për qarkun e Elbasanit mbetet ende shumë punë për tu bërë jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës për të lehtësuar lëvizjen e vizitorëve drejtë këtyre destinacioneve por gjithashtu për të bërë investime në këto zona.

Edhe vetë qytetarët e Elbasanit shprehen se turizmi në qarkun tonë ka ende shumë për tu përmirësuar. Sipas tyre duhet ende punë për të arritur në një shërbim të mirëfilltë për t’iu ofruar turistëve apo vizitorëve. Për shkak të pakënaqësive shumë prej tyre zgjedhin që të pushojnë jashtë.

Ndër destinacionet më të bukura që ka qarku i Elbasanit është parku kombëtar i Shebenikë Jabllanicë, pika turistike e Funarit, Gjinari,Ujëvara e Sotirës,Shpella e Plakës etj por për të mbërritur në këto destinacione duhet pak mund pasi mungojnë investimet në infrastrukturë.