Erion Murataj koordinator i bindjes Demokratike për Elbasanin ka vijuar sagën e denoncimeve duke u ndalur këtë herë tek mungesa e investimeve në disa lagje të qytetit të Elbasanit. Në profilet zyrtare Murataj shkruan “Pasqyra ku politika shihet në Elbasan dhe as nuk skuqet e as nuk nxihet’’ kjo për shkak se pamjet që vijnë nga këto lagje të harruara nga investimet duket sikur i takojnë një zone të thellë të harruar e jo sikur janë pjesë e bashkisë së Elbasanit. Qartazi përmes pamjeve filmike duket se infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar dhe banorët e lagjes 5 Maji nga vjen denoncimi kanë probleme me lëvizjen e lirë për shkak të gropave.Në këtë zonë ka probleme edhe me ndriçimin public. Mjafton të kalosh njëherë të vetme në këtë lagje për të kuptuar se Bashkia e Elbasanit dhe deputetët e tij në 32 vite e ka lënë në harresë totale.
MURATAJ DENONCON MUNGËSËN E INVESTIMEVE NË LAGJEN 5 MAJI
20