Nga Erion Murataj

Gledisi është këmbanë për të rinjtë në politikë!

Unë nuk e njoh Gledis Nanon.
Im atë më ka folur që ashtu si unë vjen nga një familje që pavarësisht pushtetit i ka shërbyer vendit dhe shtetit.
Kjo më mjafton.
Ai nuk zgjodhi rrugën e lehtë të ikte si shumë të tjerë .
Ai vijoi traditën e familjes për ti shërbyer vendit .
Kjo duhet ti mjaftojë opinionit.
Ai nuk zgjodhi të dorëhiqej se ja kërkoi orgjia 32 vjecare po zgjodhi ti ç’nderojë duke i bërë ta shkarkojnë nga karrigia ku me 1000 elozhe e ulën po vetë.
Ai edhe pse nuk la një Shqipëri më të mirë , iku duke ia kujtuar sa pa nder dhe sa pis janë.
Kjo është burrëri dhe kjo duhet ti hap sytë çdo të riu në politikë.
Neveris ata klysha k**ve të partisë apo opozitës që i kerkojnë performancë një të riu në një xhungël që orgjia politike ka gatuar e ç’nderon këdo për 32 vite me rradhë.
I sukseshëm apo jo Gledis Nano tregoi nder, moral e dinjitet që pak kush i ka në këtë bordellhane elitë që kemi.
Ju pelqen apo jo ka të rinj që mbeten burra e pse “burat” janë moda e gjunjegjakosurve të partisë.
Edhe pse s’te njoh edhe pse nuk arrite të shkëlqesh në detyrën tënde!
Respekt Gledis Nano që zgjodhe të qëndrosh burrë brenda togës së “burave” që i shërben trinomit ordiner të politikës./