Nga Erion Murataj

Lufta dhe gjaku i derdhur për liri s’mund të jetë kurrë shënjestër e politikës pa nder apo e kujdo tiranie për tu përbaltur.
Gjaku i dëshmorëve është dëshmia e vetme e shkruar që sot kemi për tu krenuar.
Ndaj sot si djal i një familje dëshmorësh dhe veteranësh dua të përulem duke nderuar sakrificën e çdo dëshmori dhe veterani.
Ju që dhatë jetën e luftuat për atdheun jeni ylli polar i historisë.
Komunizmi dhe orgjia post tij pas ’90 e një politke 32-vjeçare vlla-vrasëse është ana më e errët e historisë.
Lavdi dëshmorëve dhe luftës së tyre.
Të rinjtë duhet të dijnë kush janë dhe nga vijnë, vetëm kështu do të ndalojnë se shkuari larg vendit ku u prehën eshtrat e heronjëve, të parëve të tyre.