Kronikat e trajtuara nga Egnatia news gjatë ditëve të fundit kanë tërhequr vëmendje e përfaqësuesve politik të qarkut të Elbasanit. Gjatë ditës së sotme Egnatia news ka trajtuar problematikën e punësimit të qytetarëve elbasanas,që duket se vijon të mbetet plagë sociale.
Koordinatori I Bindjes Demokratike Erion Murataj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale me tone të ashpra për politikbërësit shqiptar dhe për gjendjen e mjerieshme në të cilën e kanë lënë popullin elbasanas.
Murataj i etiketon si “plehra” politikanët që siç thotë ai janë bërë gati me thes mielli në dorë ti kërkojnë sërisht votën qytetarëve për zgjedhjet e 14 Majit!

