Trajneri i Totenhem, Zhoze Murinjo i thur elozhe sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç të cilin e ka stërvitur edhe në kohën e Interit dhe në kohën e Mançester Junajtid.

Ish-trajneri i Interit në një prononcim për mikrofonat e një prej mediave zikaltër si “FcInterNews.it” deklaroi se Ibrahimoviç është lojtari më i mrekullueshëm këto 20 vite:
“Champions-i? Të fitosh do të thotë të bësh histori, por ka trajnerë të shkëlqyer që nuk e kanë fituar atë. Ndonjëherë mund të ndodhë edhe me lojtarët, për mua lojtari më i mrekullueshëm i 20 viteve të fundit është Ibrahimoviç.
Ai është një lojtar fantastik pavarësisht se është 39 vjeç dhe nuk ka arritur të fitojë kurrë Champions-in. Mund të ndodhë, por kjo nuk do të thotë që nuk je një trajner apo një lojtar fenomenal.”, përfundoi Murinjo.
PANORAMASPORT.AL
