Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kanë vizituar Farkën, ku po rindërtohen 126 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.

Në bashkëbisedimin që kishte me Ramën, qytetari tha se kryeministri e ka bërë Farkën lule, duke shtuar se Berisha nuk bëri gjë për zonën, edhe pse më herët ia kishin dhënë votat.

Rama vizitoi edhe shtëpinë e një çifti të ri, të cilëve iu uroi jetë të gëzuar në banesën e re.

Edi Rama: Tani shtëpinë e keni gati. Mjediset e jashtme rregullojini vetë. Të gëzoni shtëpinë e re dhe shëndet. Gjithçka është si kuti, shumë bukur.

Arben Ahmetaj: Bashkia e Tiranës po bën vlerësime akoma.

Qytetari: Ka ardhur Sali Berisha e nuk ka bërë asgjë. Me Bardh Plakun, 50 herë ka ardhur, na ka hedhur në tokë, në tokë na ka rrasur. Ma bone Farkën lule.

Edi Rama: Hajde mo, ç’na e përmend atë. Ju si çift i ri, ishalla me fëmijë, që të merrni edhe bonusin. Ta keni jetën të gjatë, si çift i ri mos u ngutni shumë dhe ta gëzoni shtëpinë.

Top Channel