Demokratja: Na pri se jemi gati deri në vetëmohim. Unë kam aderuar që tnë themelim në 891 dhe kam 30 vite që PD e kam shtëpinë time. Mund të isha sot dhe te krahu tjetër, por askush s’ësht përgjigj. Ne e votuam kryetarin Basha. Pse e votuam ? Sepse besuam në misionin e tij . E mbështetëm. Kam qenë në 22 protesta. Nuk kishte ccudi më të madhe se tërheqja nga pika kulminante. Unë e kam votuar, por nuk është faji jonë. Mendon ai se ne kemi frikë për të qenë këtu? Jo jo zoti Basha, na zhgënjeve. Jemi këtu se na zhgënjeve. Kemi dëgjuar se jemi presionuar. Askush nuk është presionuar. E kam plotësuar formularin me vetëdije të plotë. Jam anëtare e kryesisë në Prrenjas. Ne jemi me nje fjalë bashkohemi të gjithë. Na duhet vetëm një sinjal dhe jemi të gjithë bashkë. Këtë lloj kontakti ta kemi tani të krijuar, si mundet që dikush të na bënte presion. Gjithkush që e ka firmosur në rrethin tonë, formularët janë atje, l të shkojnë të verifikojnë kur të duan. Dhe një pyetje: A të jemi të qetë se ne nuk do ta provojmë më humbjen?

Berisha: Ju falenderoj me mirënjohje për diskutimin tuaj dhe dua të theksoj me këtë rast. Pse Foltorja është bërë një mrekulli e tillë në një kohë të shkurtër? Foltorja është bërë mrekulli për të vetmen arsye se aty bashkohen njerëz të lire, të guximshëm, që flasin lirisht. Asgjë nuk ka më të qytetëruar se debati i njerëzve të lirë, atyre të cilët shprehin lirisht mendimin e tyre. Foltorja po pushton cco ditë e më shumë zemrat e shqiptarëve. Foltorja është bërë e dashur dhe në arenën ndërkombëtare. Janë jo të paktë personalitete të huaja që thonë se Foltorja është i vetmi zhvillim pozitiv në 8 vite. I ftoj të gjithë ata të cilët, edhe ish-kryetari po të dojë të vijë në Foltore, t’iu dëgjojë ju, s’ka pse të ketë frikë nga ju. Ka humbur veten e tij.

Ccështja që kjo është beteje e Sali berishës është personale , është e pavërtetë. Sigurisht që mbrojtjen e dinjitetit e kisha personale, por jo vetëm personale, sepse unë jam votuar këto 30 vite nga shqiptarët më shumë se kushdo tjetër. Ccështjen e dinjitetit tim ia besova gjykatës. Sot në BE është krejtësisht tjetër qëndrim. Përfaqësues të vendeve mike me kanë dërguar mesazhe se nuk pajtohen me këtë qëndrim, pasi nuk janë pyetur, nuk pranojnë t’iu thuhet se kemi fakte por nuk i themi, dhe së treti, e qartë si drita e diellit se kjo është e stisur për të ndihmuar qeverinë dhe për të shkatërruar opozitën, së katërti., nga ata që kanë parë dosjen ka zero fakte, prova. Elita kryesore Republikane e sheh betejën tonë me mafien e George Soros, si një beteje jetike për mbrojtjen e vlerave konservatore jo vetëm në Shqipëri por më gjërë. Kryetari që ka humbur 4 palë zgjedhje nuk mund të pranohet kurrë më si kryetar. Do merrni vesh dhe qëndrime të tjera të tij, por s’dua të harxhoj kohë. Sali Berisha nuk do ta pranonte kurrë si kryetar atë pas 4 humbjesh.