Drejtuesit e automjeteve në kryeqytet u përballën mëgjesin e së shtunës me çmime rekord në pikat e karburanteve. 1 litër naftë kushton nga 230 në 234 lekë, një rekord historik ky në tregun vendas.
Të shqetësuar për këtë fakt, ndjekësit i kanë shkruar kryeministrit Edi Rama i cili u ka kthyer përgjigje.
“Si ka mundësi që edhe pse çmimi i naftës po rritet, nuk ka asnjë reagim dhe se vetë kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë fakt”, ka qenë pyetja e një ndjekësi.
Rama në përgjigjen e tij është shprehur se sharjet nuk janë argumente dhe se për rritjen e çmimit të naftës. Ai më tej shprehet se tashmë secili e ka idenë se në çfarë kohe po jetohet, ndërsa shtron pyetjen se çfarë lidhje ka Rusia me çmimet e energjisë dhe naftës?
Kryeministri ka shkruar se po bëhet luftë e vërtetë me bomba e viktima dhe se çmimet janë rritur kudo në botë. Sipas tij, po të ishte në dorën e qeverisë, këto çmime nuk do të rriteshin, njësoj si energjia elektrike, por ai shton është privati ai që vendos.
Rama shtoi se edhe Shqipëria do të marrë në kurriz një pjesë të barrës së agresionit mbi Ukrainën, pasi sipas tij, historia ka treguar se kur mbyll njërin sy, armiku të vjen te dera e shtëpisë.
/abcnews.al