Mesfushori belg i Cagliarit, Radja Nainggolan bëri shaka me Cristiano Ronaldon dhe Paul Pogban, të cilët kishin hequr shishet e Coca-Cola dhe Heineken në konferencat e tyre për shtyp në Euro 2020.
Ronaldo hoqi dy shishe të Coca-Cola gjatë konferencës së tij për shtyp në prag të lojës së Portugalisë kundër Hungarisë të hënën, duke sugjeruar gazetarët dhe tifozët të ‘pinë ujë’.
Pogba, një praktikues mysliman, bëri të njëjtën gjë pas fitores së Francës ndaj Gjermanisë mbrëmë, por hoqi një shishe birrë Heineken pasi pirja e alkoolit është e ndaluar në Islam.
Mesfushori i Cagliarit, Nainggolan nuk humbi shumë kohë dhe bëri shaka me Ronaldon dhe Pogban në profilin e tij në Instagram.
33-vjeçari bëri një fotografi montazh duke pretenduar se ishte pjesë e një konference shtypi në Euro 2020 me disa shishe alkool përpara.
“Le të qeshim!”, ishte përshkrimi i Nainggolanit në fotografinë montazh në postuar në rrjetet sociale.
fax web