Rusia ka bërë publike një raport lidhur me vdekshmërinë e popullsisë në vend, si pasojë e koronavirusit Covid-19. Nga ky raport u zbulua se në vitin 2020, në nisje të pandemisë vdekshmëria u rrit me 19%.

Agjencia e Statitikave të Demografisë, të qeverisë ruse publikoi shifrat përfundimtare të konfirmuara për vitin 2020. Sipas tyre vdekjet në vend krahasuar me vitin 2019 ishin rritur me 340.300 njerëz, duke kapur shifrën totale të  viktimave 2,138,586.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Zv. Kryeministrja ruse Tatjana Golikova, e cila pretendoi se mbi 81% e rritjes së vdekshmërisë në vitin 2020 është shkaktuar nga Covid-19. Kjo shifër bie ndesh me rezultatet e publikuara nga selia zyrtare ruse e koronavirusit, duke bërë të dukshme se kjo e fundit nuk ka treguar numrin e vërtetë të vdekjeve nga pandemia.

Sipas të dhënave zyrtare, rritje e konsiderueshme u pa në vdekjet e shkaktuara nga “sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut”, pneumonia dhe “sëmundjet e sistemit nervor”. Covid-19 ka përkeqësuar gjendjen e tyre dhe u ka shkaktuar vdekjen. Një rritje më e ndjeshme e vdekjeve, me 20% ishte dhe nga faza e plakjes.

Ndër të tjera, Golikov u shpreh se metoda e llogaritjes së Rusisë nuk korrespondon me udhëzimet zyrtare të botuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Rusia gjithashtu pa një rritje të vdekjeve për shkak të rritjes së konsumit të alkoolit me 6.3% dhe çrregullimeve të shëndetit mendor me 24%. Nëse shifra zyrtare Covid-19 pranohet si e mirëfilltë në 2020 e vendosin Rusinë në rreth 990 vdekje për milion popullsi. Kjo e vendos Rusinë përpara vendeve të tilla si Britania e Madhe (1,157 për milion) dhe SH.B.A. (1,151 për milion).

Sidoqoftë sa i përket pasojave të shtetit si shkak i izolimit nga pandemia, ende nuk dihen.

fax web