Skuadrën e kaltër do ta drejtojë ish-trajneri i Interit dhe i Romës, Luçiano Spaleti.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Kampanja me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke thënë se trajneri do të nisë nga puna në 1 korrik, datë ku nis puna e sezonit të ri futbollistik 2021/2022.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË NAPOLIT –

“Jemi të nderuar të komunikojmë se Luçiano Spaleti do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Napolit duke filluar nga 1 korriku. Mirëserdhe Luçiano, së bashku do të bëjmë një punë të madhe”