Nga të vetëm në krye, e të pathyeshëm, Napoli ka humbur jo pak terren në javët e fundit të Serie A, tashmë blutë e shohin veten në vendin e tretë në kuotën e 39-të, minus 7 pikë në raport me Inter. Napoli kërkon të rikthehet edhe një herë në garë por dukshëm ekipi i Spallettit ka nevojë për ndërhyrje gjatë merkatos së janarit. Mediat italiane bashkohen të gjitha në një pikë: Napolit i duhet me çdo kusht një qendërmbrojtës.

Kumbulla

“Corriere dello Sport”, në analizën për blutë, ndalet tek një emër në veçanti, Marash Kumbulla. Pas largimit të Manolas, drejtori sportiv, Giuntoli ka vendosur Kumbullën në krye të listës, një lojtar që e njeh shumë mirë, që kur ishte pjesë e Verona, ndërsa tentoi ta merrte edhe gjatë merkatos së shkruar, por në fund qendërmbrojtësi kuqezi u transferua tek Roma.

Në kryeqytet, Kumbulla e ka të vështirë të fitojë një fanellë titullari, është e qartë që Jose Mourinho nuk e ka preferencë të parë. Giuntoli e njeh mirë situatën e Kumbullës, njeh mirë edhe lojtari dhe do të tentojë gjatë janarit të bind futbollistin shqiptar ti bashkohet mikut të tij Rrahmani në Napoli.
(BalkanWeb)