Një ditë më parë në Tokë kanë mbërritur disa copëza të mbledhura nga një asteroid që mund të përplaset me Tokën në të ardhmen. Mediat e huaja shkruajnë se mostrat u mblodhën nga NASA dhe tashmë u krijojnë mundësinë shkencëtarëve që të mësojnë më shumë rreth origjinës së sistemit diellor si dhe për natyrën e shkëmbit hapësinor që mund të përplaset me planetin tonë në të ardhmen.

Anija kozmike OSIRIS-REx 7 vjet pas nisjes në hapësirë fluturoi pranë Tokës të dielën për të lëshuar një kapsulë brenda së cilës ndodheshin copëzat nga Bennu. OSIRIS-REx, ose “Origins, Spectral Interpretation, Resource Identification, Security, Regolith Explorer”, u lëshua në hapësirë në vitin 2016 dhe filloi të orbitojë Bennu-në në 2018.

Ndërkohë në vitin 2020 anija kozmike e mblodhi mostrën dhe u nis në udhëtimin e saj të gjatë të kthimit në Tokë në maj 2021. Sonda e NASA-s udhëtoi për 3.86 miliardë milje gjithsej deri në Bennu dhe më pas në rrugën e kthimit.

https://youtube.com/watch?v=FJyhMOQm80o%3Fstart%3D4%26feature%3Doembed

Anija kozmike e lëshoi kapsulën nga një distancë prej 102,000 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës herët të dielën dhe ajo u fut në atmosferën e planetit në orën 10:42 të mëngjesit me orën lokale. Sipas mediave anija kozmike e lëshoi kapsulën nga një distancë prej 102,000 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës herët të dielën dhe ajo u fut në atmosferën e planetit në orën 10:42 të mëngjesit me orën lokale.

Ndërkaq kujtojmë se OSIRIS-REx po vijon turin e saj në sistemin diellor. Anija kozmike tashmë është nisur për të siguruar një vështrim të detajuar të një asteroidi tjetër të quajtur Apophis./abcnews.al