Policia e Kosovës ka bërë publike pamje nga arsenali i armëve që u gjet sot gjatë kontrollit në Banjskë të Zveçanit pas vrasjes së një efektivi të policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serb.

Në fshatin e Kosovës së Veriut u gjetën qindra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, mitralozë, kallashnikovë apo edhe armë antitank.

Previous articleSot ditë zie në Kosovë, Rama: Përulje dhe nderim për efektivin që dha jetën në krye të detyrës
Next articleNasa: Copëzat e asteroidit që rrezikon planetin prekën Tokën