Aleanca ushtarake e NATO-s u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të ulët tensionet në veri të vendit një ditë pas përplasjeve mes policisë dhe grupeve lokale të serbëve të cilët sulmuan ashpër efektivët duke plagosur 5 prej tyre.“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.