Dirigjenti i njohur shkodran Kujtim Alija është ndarë nga jeta. Mjeshtri i Madh Kujtim Alija, organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i qendre kulturore të fëmijëve në Shkodër, vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.

VOLTANA ADEMI NË FACEBOOK

Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta!

Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të nêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija.

Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushllime familjes Alija për këtë humbje

ABC