Për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Me anë të një postimi shkurt në Facebook, Rama i shpreh ngushëllime familjes.

“U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes”, shkruan Rama ndërsa poston edhe foton e Nishanit.

Me heret ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka shprehur e para ngushëllimet nga radhët e mazhorancës.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan shkurt: “Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu!”

Ish-Presidenti Bujar Nishani u nda sot nga jeta në moshën 56-vjeçare. Ai ishte i shtruar në një spital në Gjermani ku po trajtohej pas komplikacioneve që po kalonte si pasojë e koronavirusit.