Gazetari Kastriot Myftaraj ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, ku gazetari i njohur jetonte me nënën e tij në një pallat te kryqëzimi pranë fushës së ‘Ali Demit”.

Biznesmeni dhe politikani kosovar Behgjet Pacolli shpreh keqardhje për ngjarjen dhe i shpreh ngushëllime familjes, teksa thekson se viktima e ka pas ofenduar atë dhe familjen e tij.

“Sot paska vdekur Kastriot Myftaraj! Më vjen keq dhe ndaj dhimbjen me familjaret e tij. Sidoqoftë është humbje e madhe. Unë të ndjerin personalisht nuk e kam njohur edhe pse ai publikisht më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time. Ai kishte “analizuar” (pse nuk më kishin likuiduar mbasi unë sipas tij “kisha shërbyer për shërbimet e huaja” shkruan Pacolli.