Përfundon seanca Ardian Hajdarin në GJKKO. Anetari i KPA-së, u paraqit pa avokat, teksa i kërkoi gjyqtares Atalanta Zeqirit të tërhiqej, me pretendimin se ka miqësi me Antoneta Sevdarin, ish prokuroren që e ka kallëzuar atë në SPAK. Hajdari paraqiti edhe dy fotografi të Sevdarit me Zeqirin.
Kjo e fundit ndërpreu seancën derisa Hajdari të dorëzojë kërkesën me shkrim për parjashtim duke shtuar se do të mbante edhe vetë një qëndrim.
‘Përpara gjyjatës ai u shpreh “se duke naviguar në internet, mu shfaqen fotot tuaja me kallëzuesen time, Antoneta Sevdari, ku duken marrërdhëniet tuaj më shumë se njerëzore, një afeksion mes jush miqësor, që për mua përsëris, pa dashur të paragjykoj, ngjall frikë për procesin e padrejtë dhe në limitet e ligjshmërisë ndaj meje.
Nuk kisha kohë ta bëja e shkrim kërkesën, për përjashtimin tuaj, por dua që kjo seancë të ndërpritet’– u shpreh ai.
Hajdari është i akuzuar për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.
Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK. Ne seancën paeaprake GJKKO pranoi kerkesen e tij për gjykim te shkrutuar.