Gjatë 24-orëve të fundit në vend kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 1 person, si dhe janë regjistruar 35 raste të reja nga 3167 testime të kryera.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku vetëm në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 556 qytetarë.

Njoftimi i plotë i MSHMS: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3167 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 35 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, nga 5 raste në Shkodër, Vlorë, 3 në Kurbin, 2 në Korçë, nga 1 rast në Fier, Devoll, Mirditë, Berat, Mat, Sarandë, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, SkraparNë 24 orët e fundit janë shëruar 556 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,425 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar 77 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.