Gianluigi Donnarumma rinovoi për herë të parë kontratën me Milanin në vitin 2017-të, pas një telenovele të gjatë me tifozët që i’u kthyen kundër dhe për një moment u duk se portieri ishte larg kuqezinjve.

Me sa po kuptohet një telenovelë do të jetë edhe kësaj here, por në ndryshim nga 2017-a, tani tifozët shpresojnë se do të gjendet gjuha e përbashkët,por frika ekziston ende. Sipas asaj që u zbulua nga gazeta spanjolle AS, në fakt, agjenti i tij, Mino Raiola, ka propozuar që portieri të transferohet te Barcelona falas.

Sipas burimeve të gazetës spanjolle, Mino Raiola nuk duket i gatshëm të ulet dhe të flasë me Milanin në rast se dështon për t’u kualifikuar në  Champions League. Për këtë arsye, ndeshja kundër Atalantas mund të vlejë vërtet shumë për fatet e klubit kuqezi.