“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se FSHF ka caktuar si kryesor në takimin Teuta-Partizani arbitrin e kolegjiumit të Patosit, duke hequr dorë në këtë “finale” nga ata që mbajnë stemën e FIFA-s. Megjithatë, si anësorë do të jenë ndërkombëtarët Ridigert Çokaj dhe Ilir Tartaraj. Pas portës si arbitra të linjës do të jenë Eldorian Hamiti dhe Blerim Ziri, ndërsa i katërt Rejdi Avdo.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër po aq delikate mes Tiranës dhe Laçit, kryesor do të jetë Kreshnik Cjapi nga Fieri, ndërsa asistentë të tij Orges Grabova dhe Enea Pashaj.
Në takimin Vllaznia-Kastrioti i është besuar Ardian Beqirajt, ndërsa në Kukësi-Bylisi do të gjykojë Kreshnik Bajramaj.