Home AKTUALITET “Me kushërirën time të bukur”, Bebe Rexha dhe Monika Kryemadhi shijojnë paraditen...

“Me kushërirën time të bukur”, Bebe Rexha dhe Monika Kryemadhi shijojnë paraditen së bashku

47

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka patur së fundmi një vizitë nga kryetarja e “LSI-së”, Monika Kryemadhi.

Ato janë takuar së bashku në Los Angelos dhe Bebe s’ka ngurruar të filmojë një video, ku e thërret Kryemadhin ‘kushërirën’ e saj dhe përshëndet të gjithë ndjekësit.

“Mamaja ime dhe babai i Bebes, janë kushërinj të parë, por jemi një familje që kemi shumë marrëdhënie të afërta, kemi kërcyer, kemi kënduar, kemi qenë në festa, kemi gatuar bashkë”- ka treguar më herët Monika Kryemadhi për marrëdhënien e saj me këngëtaren shqiptare.

Bebe nuk i harron kurrë traditat e vendlindjes së saj, që vazhdojnë të zbatohen njësoj në shtëpi.

Nëse dikush vjen mysafir në shtëpinë e Bebes, cilido qoftë ai, këngëtarja duhet të marrë tabakanë dhe ta qerasi. Për “Los Angeles Times”, ajo ka treguar hap pas hapi si i qeras mysafirët.

“Kur njerëzit vijnë, unë duhet t’u shërbej atyre diçka, edhe nëse ata po punojnë për mua – si për shembull zonja ime pastruese duhet të ketë një vakt të plotë. Në kulturën shqiptare, kur dikush vjen mysafir, ekzistojnë disa hapa se si ju i shërbeni njerëzve. Le të themi se nëse do të kaloni nga shtëpia e mamasë sime, ajo do t’iu mirëpresë, dhe ne duhet të kemi çokollata të vogla, çokollata vërtet të këndshme dhe duhet të shkojmë në sallon për t’ua shpërndarë gjithëve – nga më i vjetri tek më i riu, të gjithë marrin një copë çokollatë. Më pas unë do të shërbej pije, ujë ose lëngje frutash. Pastaj vendos në tabaka një pjatë të madhe me ëmbëlsira – të gjitha llojet e ëmbëlsirave. Më pas duhet të bëj kafe dhe do të shërbej kafe me tortë. Dhe pastaj e përfundoni me fruta”, ka treguar 31-vjeçarja.