Skuadra e Partizanit ka mundur Kukësin ditën e sotme me rezultatin 4-3. Ndeshja në stadiumin “Partizani” ishte vërtet fantastike dhe 7 golat e dëshmojnë këtë.
Të kuqtë kaluan në avantazh mjaft shpejt me dy gola nga Cara në minutën e 2′ dhe Bintsouka në të 5-ën. Gbolhan ngushtoi rezultatin në 2-1, në minutën e 25′. Por pak para mbarimit të pjesës së parë ishte sërish Bintsouka që shënoi të tretin për Partizanin duke rikthyer diferencën e dy golave.
Pas pushimit Bytyçi shënoi autogol në portën e të kuqve duke e ngushtuar sërish rezultatin në 3-2.
9 minuta më vonë Bintsouka kompletoi “hat-trick-un” e tij me golin e katërt të Partizanit.
Verilindorët nuk u dorëzuan dhe në të 73-ën shënuan sërish me Hasajn në 4-3.
Me këtë fitore Partizani renditet i pesti megjithatë ka 2 ndeshje mangët. Ndërsa Kukësi mbetet i fundit me 7 pikë.