Jennifer është një nga yjet më të famshëm në botë e më të komentuat, por ajo së fundmi ka pranuar se ndihet ‘e huaj’ në Hollywood. Duke folur në një video të re të shpërndarë në faqen e saj JLO Beauty, 52-vjeçarja rrëfeu se nuk ka ndjerë kurrë se i përket Hollywood.
E veshur me fustan të verdhë, aktorja dhe këngëtarja po komunikonte me ndjekësit e saj në internet për rëndësinë që gratë latine duhet të bëhen udhëheqëse.
“Ne jemi të patrembur dhe të fuqishëm, të aftë të arrijmë gjithçka vendosim”,- flet Jennifer.
“Kemi atë rëndësinë të ndihemi sikur i përkasim diçkaje por ama ndihemi të huaj, kështu ndihem në Hollywood.” Ajo e përfundon videon duke thënë : E vetmja mënyrë për tu ndjerë e bukur është ta pranosh veten siç je.

Kujtojmë se aktorja kohët e fundit po bën bujë për rikthimin e saj me Ben Affleck. Ata e shfaqin kudo dashurine e tyre, sidomos me dhurata.

Për 52-vjetorin e lindjes, ai i dhuroi Lopez-it disa bizhuteri unike të krijuara enkas për artisten.

“Me bizhuteritë e personalizuara që Ben zgjodhi për Jennifer, qartësisht tregon dashurinë e tyre, por është edhe një rikujtim për aftësinë që ata kanë për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Për shembull, një nga medaljonët që ai zgjodhi përfaqëson qëndrueshmëri, të cilën ne e përshkruajmë si të egër dhe të bollshme. Lulet janë ushqyer me pasion dhe vazhdojnë të lulëzojnë, edhe në errësirë, kundër fatkeësive. Por ne nuk mund t’i ndajmë lulet nga gjembat. Gjembi është risku që ne marrim përsipër për diçka që duam, për të jetuar jetën plotësisht pa rezerva”, shpjegoi një person që ndihmoi Ben Affleck për të përzgjedhur dhuratat.