Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e dhënë nga Apeli I GJKKO.
Metaj, kërkon zbutjen e masës së sigurisë, “arrest me burg” që u la në fuqi nga Apeli i GJKKO.
Ish-drejtuesi i Komisariatit të Kurbinit u arrestua më 9 tetor të këtij viti, gjatë operacionit “flakë në det”, pasi ai dyshohet sipas SPAK se ka ndihmuar ‘baronin’ e drogës Gëzim Çela në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës dhe mos kapjes nga policia si person në kërkim.
Gëzim Çela u arrestua pak javë më parë në Kosovë dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.
/abcnews.al/