Mediat në Turqi raportojnë se është arrestuar një shtetas shqiptar që ndihmoi mashtruesin më të madh të këtyre kohëve (sipas mediave turke), Faruk Fatih Özer, që të strehohej në Shqipëri. Shtetasi në fjalë është Altjan Canaj, i cili shfaqet në kamerat e sigurisë së një hoteli, së bashku me Ozer, ndërkohë që kanë dhënë dhe detaje mbi dëshminë e shqiptarit në polici.
Sipas mediave turke Canaj ka pranuar se ata e ndihmuan Faruk Fatih Özer, së bashku me një person të quajtur Edevaldo Haxhiu, i cili ishte aktori kryesor i arratisjes dhe është në kërkim nga Policia.
Canaj tha në deklaratën e saj se ai e kuptoi që Faruk Özer ishte fajtor pas lajmeve në shtyp. Ai i tha se e pritën Ozer, themeluesin e arratisur të Thodex, në aeroport me kërkesë të një shoku të tij të njohur dhe e çuan në hotel.
Sipas informacionit të marrë nga burimet e policisë, Faruk Fatih Özer është ndihmuar që të fshihet nga pronari i një kompanie furnizuese të produkteve ushqimore në Shqipëri.
Sipas mediave turke, policia shqiptare do t’i japë 50 mijë euro personit qw tregon pwr vendodhjen e Faruk Fatih Özer.