Richard Branson bashkë me 3 punonjës të kompanisë do të nisen drejt skajit të hapësirës ditën e diel gjatë mesditës, në orën 15:00. Misioni i quajtur Unity 22, do të shënojë fluturimin e 4-t të Virgin Galactic me ekuipazh drejt hapësirës.

Ky mision është një hap i madh i drejt përmbushjes së ambicieve të kompanisë për zhvillimin e turizmit hapësinor. Virgin Galactic u themelua në vitin 2004, dhe deri tani ka shitur rreth 600 bileta ku secila prej tyre kishte një vlerë prej $250,000.

Për të ndjekur drejtpërsëdrejti momentin e lançimit të saj mjafton të ndiqni videon e mëposhtme ose të klikoni këtë link.

geek