Statistikat e grumbulluara gjatë EURO 2020 tregojnë se cilët ishin lojtarët “më të angazhuar”, ku performuesit më të mirë ishin JorginhoPedri dhe Raheem Sterling.

Për sa i përket distancëspërshkuargjatë ndeshjeve të luajtura, Pedri i Spanjës gjendet në krye të listës me 76.1km, i ndjekur nga Jorginho dhe Philips.

 Lojtarët që kanë regjistruar shpejtësinë më të lartë gjatë vrapimit janë Loic Nego dhe Leonardo Spinazzola me 33.8 km/h. Pas tyre vjen Coman me 33.7 km/h.

Joakim Mæhle i Danimarkës ka bërë sprintet më të shumta në këtë kampionat, 277 të tilla. 

Listën e pasimeve kryesore e dominon sërish ylli 18 vjeçar Pedri me 31 pasime kryesore, i ndjekur nga shokët e tij të skuadrës, Koke dhe Jordi Alba me 19 të tilla.

Shpejtësia e ka ndihmuar shumë Sterling për të regjistruar driblimesuksesshme, prandaj ai gjendet në krye të listës së driblimeve të suksesshme.

Në listën e kroseve të realizuaradominoi kapiteni i Skocisë, Andy Robertson, i cili dhe pse nuk arriti të kalojë fazën e grupeve regjistroi 12 krosime të sakta.

Pedri është gjithashtu lojtari me më shumë nisje vetjake të shpejta në sulm, ka kryer 27 vrapime të tilla. Pas tij vijnë Marcos Llorente me 18 dhe Raheem Sterling me 16.

Për sa i përket vrapimeve vetjake në zonën e penalltive, Lorenzo Insignearriti të realizojë 14 të tilla, i ndjekur nga Raheem Stering dhe Mbappe me 13.

geek