Ndeshja midis Xhenoas dhe Veronës ishte një çmenduri e vërtetë duke përfunduar në barazim 3-3.

Por një epsiod i ndodhur në fushë ka “vjedhur” të gjithë vëmendjen. Protagonist u bë sulmuesi Matia Destro, ish-sulmues i Milanit dhe Romes, i cili shënoi golin e tretë për Xhenoan në minutën e 85-të të takimit.

Sulmuesi italian shikohet teksa mban një shishe uji në dorë dhe driblon kundërshtarin, për të mposhtur më pas portierin me një parabol të bukur brenda zonës.

Pamjet janë bërë virale duke lënë të habitur shumë ndjekës të futbollit