Çifti i njohur i showbiz-it, Matthew Perry dhe Molly Hurwitz i dhanë fund fejesës së tyre.

Ylli i serialit të viteve ’90 “Friends”, i rikthyer së fundmi tha për “People” se lidhja fatkeqësisht kishte marrë fund.

“Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë dhe kjo është njëra prej tyre. I uroj më të mirën Molly”, tha Perry, në një deklaratë.

51 vjeçari dhe Hurwitz u fejuan në nëntor të vitit 2020. Asokohe, Perry e quajti 29-vjeçaren “gruaja më e mirë në planet”.

Thashethemet në lidhje me marrëdhënien e Matthew Perry dhe Molly Hurwitz u shfaqën kur dolën fotot e para të çiftit jashtë një restoranti në Los Angeles, të cilat u bënë mjaft virale.

Aktori më parë ishte në një lidhje afatgjatë me aktoren me aktoren Lizzy Caplan, të cilët u ndanë në 2012. Matthew ndau shpesh fotografi të Molly në profilin e tij në Instagram kur ishin së bashku.

Përsa i përket karrierës së tij, ai luajti si Chandler Bing në serialin ikonik FRIENDS , ku interpretuan gjithashtu Jennifer Aniston si Rachel Green, Courteney Cox si Monica Geller, Lisa Kudroë si Phoebe Buffay, David Schëimmer si Ross Geller dhe Matt LeBlanc si Joey Tribiani. Ajo përcillte jetën e gjashtë miqve që jetonin në Nju Jork ndërsa ata bëheshin pjesë në gëzimet dhe hidhërimet personale, shumica e tyre mblidheshin rreth një kafeneje me emrin Central Perk.

Aktorët u bashkuan së fundmi për një FRIENDS Reunion, i cili po transmetohet në HBOMax dhe Zee5.