Banorët kërkojnë ndërhyrje
Kanali vaditës në Peqin duket se është duke e humbur funksionin e tij, pasi prej afro 2 viteve është kthyer në një vend grumbullimi mbetjesh.
I ndërtuar në vitin 1960 ky kanal ka shërbyer për vaditjen e tokave bujqësore por për shkak të mos ndërhyrjes tashmë e ka humbur funksionin e tij dhe është kthyer në rrezik për banorët që jetojnë këtu.
Sipas tyre përgjegjësia kryesore bie mbi vetë ata pasi janë ata të cilët i kanë hedhur mbetjet këtu.
Bashkia e Peqinit rreth dy vite më parë e ka pastruar kanalin por banorët e kanë ndotur sërisht.
Nga ana e saj bashkia e Peqinit thotë se përgjegjësia për pastrimin e kanalit është e bordit kullues pasi janë ata të cilët duhet të kryejnë rehabilitimin e tij.
