Home Uncategorized BIE NUMRI I BAGËTIVE NË BASHKINË E PEQINIT

BIE NUMRI I BAGËTIVE NË BASHKINË E PEQINIT

155

Gjatë 2021, 340 krerë më pak

Me rreth 340 krerë bagëti më pak e mbylli vitin bashkia e Peqinit krahasuar me 2020-tën. Sipas drejtorit të drejtorisë së bujqësise në Peqin, Nazmi Qyra në vitin 2020 bashkia e Peqinit kishte 2120 krerë bagëti ndërsa në vitin 2021 e mbylli me 1780 duke shënuar kështu një rëni të ndjeshme të numrit të bagëtive në këtë bashki.

Ulje ka pasur edhe sa i takon bagëtive të imta (të leshta) pasi 2021 është mbyllur me 850 krerë nga 1200 që ishin në vitin 2020.

Shkaqet e uljes së numrit të bagëtive lidhen kryesisht me emigrimin e njerezve si dhe mosmbarshtrimin e kafshëve.

Ulja e numrit të bagëtive është një fenomen i cili po prek gjerësisht qarkun e Elbasanit. Ndërsa numri i bagëtive ulet e kundërta është duke ndodhur me çmimin e mishit i cili këto muaj ka kapur shifrat më të larta gjatë viteve të fundit ku për kg, çmimi arrin deri në 1300 lekë.