Mospastrimi i kontenierëve të mbetjeve po kthehet në një shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët e Elbasanit. Kosha të mbushur plotë dhe plehra në tokë po kthehen në rrezik infeksioni. Situata paraqitet më problematikë në lagjen “Qemal Haxhiahasani” ku mbetjet dita dites po kthehen në shqetësim serioz nga banorët. Banorët thonë se janë të shqetësuar që një situatë e tillë është pranë shkollave dhe institucioneve të tjera. Mosndërhyrja nga ana e institucioneve përkatëse bën që në pika të ndryshme të ketë pirgje mbetjesh të cilat shpesh shperndahen edhe nga kafshët endacake.

“Është shumë shqetësues! Fëmijët duke qenë se është stinë alergjish kanë edhe probleme shëndetësore nga ndotja këtu. Fëmijët tanë vijnë luajnë dhe detyrimisht mund të kënë kontakt me plehrat ndaj shpresojm që ti pastrojnë ”-shprehet njëri nga banorët e kësaj lagjjeje.

Prindërit të cilët kërkojnë nderhyrjen e bashkisë së Elbasanit për largimin dhe pastrimin e tyre.

Mungesa e pastrimit dhe e mirëmbajtjes së ambienteve publike shpesh herë është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm në Elbasan.

Egnatia News