Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, zonja Belinda Balluku, ka drejtuar ditën e sotme mbledhjen e qeverisë, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, ku ka njoftuar vendimin për shkarkimin e Inspektores së Përgjithshme të Shërbimit Informativ Shtetëror, Suela Bedini.
Sipas vendimit të qeverisë, në vend të zonjës Bedini, do të emërohet si Inspektor i Përgjithshëm i SHISH, Blend Çobani.