Mbretëresha është kthyer së fundmi nga Holyrood Week në Skoci dhe komentuesit mbretërorë mbetën të intriguar nga një koment që ajo bëri gjatë vizitës së saj. Java Mbretërore, siç njihet në Skoci, ose Java Holyrood, zhvillohet çdo verë dhe njerëzit mund të shohin Mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të familjes të bëjnë vizita në të gjithë Skocinë. Ata festojnë kulturën dhe arritjet skoceze dhe këtë vit Madhëria e saj bëri një udhëtim shumë domethënës në ditën e katërt.

E shoqëruar nga Princesha Anne, Mbretëresha vizitoi Institutin e Ndryshimeve Klimatike të Edinburgut (ECCI) në Universitetin e Edinburgut. Aty ato dëgjuan për kërkimet pioniere të institutit për mënyrat për të përmbysur efektet shkatërruese të ndryshimit të klimës.

Dhe ishte gjatë kësaj vizite që Elisabeth thuhet të ketë bërë disa vërejtje shumë domethënëse.

Siç është raportuar nga Express.co.uk eskpertët diskutuan fjalët e Mbretëreshës dhe reflektuan duke kuptuar në fund se fjalët e saj janë ndikuar nga princi Charles.  

“Ajo bëri një nënvizim pasi doli nga makina, vuri në dukje që ajo ishte elektrike”

Kjo është diçka për të cilën një nga ekspertët Chris beson se është një shenjë se si Madhëria e saj ka marrë këshilla nga Princi Charles, duke shpjeguar se princi Charles dhe William janë shumë të interesuar për mjedinind he çështjet që lidhen me të.

“Ne padyshim kemi dëgjuar shumë nga Princi Charles dhe Princi William për pasionin e tyre për mjedisin,” u tha Lizzie dëgjuesve. “Pra, të dëgjosh Mbretëreshën duke folur për të është paksa një ndryshim”.

living